ven 18 maggio 2012

Ultimi aggiornamenti11:44:15 AM GMT

Storace (E Djathta): “Më shumë të drejta imigrantëve? E pabesueshme”

Sekretari kombëtar i partisë E Djathta kundër hapjeve të qeverisë ndaj imigrantëve

Romë, 10 janar 2012 – “Krahas presionit fiskal, qeveria po bën përpjekje të pabesueshme në ndihmë të popullatës së huaj të cilëve duan t’u njohin akoma më shumë të drejta nga ato që gëzojnë sot”. E pohon një gjë të tillë në blogun e tij Francesco Storace, sekretar kombëtar i partisë “La Destra”, forcë e djathtë siç e thotë vetë emri.

Storace hedh poshtë edhe ”përpjekjet e pabesueshme që kanë të bëjnë me sigurinë, me ministrat që flasin për amnisti të pamundura”.

“Mbi të gjitha – shton – qëndron çështja e sovranitetit të popullit tonë. E qendra e djathtë, a e konsideron atë akoma një vlerë? Apo duhet të pranojmë të vuajmë mbi kurriz kthimin në një koloni franko-gjermane me mallkimin e bankierëve të Bankës qendrore evropiane?”.

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Commenti (0)
Commenta
I TUOI DETTAGLI:
Commento:

!joomlacomment 4.0 Copyright (C) 2009 Compojoom.com . All rights reserved."