ven 18 maggio 2012

Ultimi aggiornamenti11:44:15 AM GMT

Mbi 1.500 refugjatë humbën jetën apo u zhdukën në detin Mesdhe në 2011-tën

Për OKB-në, është shifra më e lartë e verifikuar ndonjëherë nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), nga viti 2006 kur ka nisur regjistrimi i këtyre statistikave

Romë, 1 shkurt 2012 – Mbi 1.500 persona janë mbytur ose janë zhdukur duke u përpjekur të kalonin detin Mesdhe në vitin 2011, njoftoi komisariati i lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR). Shifra më e lartë nga viti 2006 kur nisi regjistrimi i këtyre statistikave, i takonte vitit 2007 me 630 të vdekur.

Nga ana tjetër, për shkak të pranverës arabe, "më tepër se 58.000 persona kanë arritur në Evropë përmes detit Mesdhe vitin e kaluar, një tjetër rekord", deklaroi zëdhënësja e UNHCR Sybilla Wilkes. Pjesa dërrmuese e tyre (56 mijë, gjysma e të cilëve tunizianë) kanë mbërritur në Itali. Mbi 1.000 kanë mbërritur në Maltë e po aq edhe në Greqi.

''Nga ekipet tona të punës në Greqi, Itali, Libi e Maltë sinjalizohet se numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i lartë, por është e ështirë të kemi të dhëna të sakta në këtë aspekt” ka saktësuar zëdhënësja. Shifrat e dhëna nga UNHCR bazohen në intervistat e personave që arrijnë të mbërrijnë në Europë, në mesazhet e telefonatat e të afërmve dhe mbi dëshmitë e të mbijetuarve.

“Disa të mbijetuar tregojnë histori tronditëse. Ndokush edhe që në muajt prill-maj 2011 është detyruar të hipë në karakatinat e detit në Libi nga gardianë të armatosur” shtoi ajo.

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Commenti (0)
Commenta
I TUOI DETTAGLI:
Commento:

!joomlacomment 4.0 Copyright (C) 2009 Compojoom.com . All rights reserved."