Shpëton 4 vajza në det, lavdërime solemne nga kryebashkiaku
Të dielën shpëton katër vajza në det, të martën kryebashkiaku i shpreh mirënjohje dhe lavdërime. Protagonist është i riu Arbër Milja, roje plazhi në Termoli
27 korrik 2010 – Kryebashkiaku i Termolit, Antonio Di Brino, ka pritur dje zyrtarisht për t’i dhënë fletë lavdërimi rojën e plazhit Arbër Milja që u shpëtoi jetën katër vajzave.
Episodi për të cilin Arbri lavdërohet ka ndodhur të dielën pasdite rreth orës 18 kur në stabilimentin Stella Marina, një grup prej katër vajzash 22-25 vjeçe, megjithëse ish ngritur flamuri i kuq, hynë në det pa marrë parasysh rreziqet për shkak të baticës. Me të parë që vajzat e kishin pisk, pa e menduar dy herë, Arbri u hodh në det, dhe nxori në breg katër plazhistet.
“I riu ka dëshmuar se zotëron sens të lartë të detyrës, qytetari dhe zell, – është shprehur kryebashkiaku, teksa i ka dhënë dëshminë e lavdërimeve – duke rrezikuar të vihej poshtë nga dallgët e larta të detit të trazuar, duke vënë në rrezik jetën e tij.
-
|79.106.109.xxx |2010-07-28 13:21:44 sokol - te lumtekjo deshomn zellin e njeriut qe permbush detyren qe ka marre persiper por njekohesisht me kujton theinen e nene terezes per te bere pune te vogla me dashuri te madhe
-
|109.112.224.xxx |2010-07-30 08:45:53 Fatmir - Medalie per Jozefina TopallinNe radhe te pare ju uroj stafit tuaj pune te mbare dhe zhvillim te metejshem te Gazetes tuaj ON-Lain.
Kur shoh qe i japin ne Itali medalie per paqen Jozefina Topallit, them qe eshte nje shenje ugurzeze per politiken shqipetare ne pergjithesi. Kjo per vete faktin qe Jozefina Topalli merr nje shperblim te majme, me te drejte apo pa te drejte ( 17-milion leke dieta, pa levizur nga parlamenti ). Kjo e marre nga lajmet e gazetave ne Shqiperi. Ne nje vend,ku te pakten sipas statistikave, paga mesatare eshte rreth 200000 lek, te vjen te qash e te qeshesh kur sheh ne gjoksin e kryeparlamentares shqipetare medalien e paqes qe do ta kishte zili edhe nene Tereza po te ishte gjalle e ta shihte. Me pare duhet te gjej paqe ne shtepin e saj ku ben jeten politike dhe pastaj te dali jashte saj. Se ne parlament zonja Jozefina nuk ka vene akoma qetesin qe i duhet.Atehere si mund te vej paqen ne bote, sic eshte shkruar neper gazeta dhe dhene ne lajmet televizive e radios? Mos valle kemi te bejme me ...
-
|109.112.224.xxx |2010-07-30 08:54:45 Fatmir - Perse nuk vjen gazeta ne Termoli?Kjo gazete duhet te vije dhe ketu ne Termoli. Une nuk e di se a e dini ju qe kjo zone ka 5- fshatra arbereshe.Ne te njejten kohe jemi rreth 2000-shqipetare emigrante.Edhe ne kemi nevoje te jemi te organizuar dhe te informuar n gjuhen tone. Ju lutem te beni dhe kordinimin e prurjes se gazetes tuaj edhe ketu ne Termoli. Jam gati te jap ndihmen time modeste me lajme dhe opinione nga zona e Molises dhe jeten e emigracionit ketu. Besoj se do te jete shume importante edhe per ju. Mjafton nje faqe per Molisen ose sipas mundesise qe sheh stafi i juaj. faleminderit dhe mir u degjofshim.









