Firence, 29 korrik 2010 - Një i ri 22 vjeçar u arrestua mëngjesin e sotëm në Fiorenzuola, pranë Firences, sepse i kishte rënën një vuvuzele në mes të natës e në qendër të qytezës. Deri pak javë më parë, vuvuzela ishte sfondi muzikor i çdo ndeshjeje të botërorit të futbollit të Afrikës së Jugut.

Por siç e verifikoi kushdo që ndoqi edhe një nga ndeshjet e futbollit të botërorit, 'vegla muzikore' - nëse e tillë mund të quhet - është e zhurmshme dhe e besdisshme për publikun në stadium dhe për telespektatorët. Aq sa, me t'u kthyer nga Afrikë e Jugut është menduar të shkruhet e zezë mbi të bardhe që përdorimi i saj nga tifozët në ndeshjet e kampionatit italian është e ndaluar.

Kështu që është e natyrshme që zhurma e shkaktuar në zemër të natës nga 22-vjeçari që kushedi pse e pa të udhës t'i binte në qendër të qytetit, shtyu banorët të thirrnin karabinierët e më pas këta të fundit të denonconin të riun dhe t'i sekuestronin instrumentin.

 

Commenti (0)
Commenta
Your Contact Details:
Commento:
Security
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

!joomlacomment 4.0 Copyright (C) 2009 Compojoom.com . All rights reserved."