ven 18 maggio 2012

Ultimi aggiornamenti11:44:15 AM GMT

Pëlhurat tradicionale shqiptare, nga Guri i Zi në Milano

Një dhuratë prej Shqipërie? Tani mund të gjeni në Milano tekstile tradicionale shqiptare të endura me dorë dhe që shiten me metra ose të konfeksionuara

Romë, 16 dhjetor 2011 - Në rrugën San Nicolai, në qendër të Milanos ka një dyqan të vogël ku gjithkush mund të gjejë pak Shqipëri. Quhet Guri i Zi dhe tregton tekstile tradicionale shqiptare të endura me dorë dhe që shiten me metra ose të konfeksionuara. Mbulesa tavolinash, peceta, çarçafëe peshqirë, komplete shtati për të rritur e fëmijë, të gjitha të endura me dorë me pambuk të cilësisë së lartë. Ky dyqan i hapur nga Idee Migranti Onlus, furnizohet nga 50 gra ë pikërisht në Gur të Zi endin këto tekstile që tani po njihen edhe jashtë Shqipërisë. Janë krijuar posaçërisht produkte të reja përveç atyre tradicionale, me ngjyra e motive që zgjerojnë gamën e atyre ekzistuese. Kryetarja e shoqatës Elena Galateri di Genolashpjegon se hapja e dyqanit është kurorëzimi i një pune pesëvjeçare. Të ardhurat e shitjes investohen sërish dhe objektivi është që të financohen edhe nisma te tjera në Shqipëri.

Prandaj, me rastin e festave të fundvitit, edhe revista Famiglia Cristiana fton blerësit që të shkojnë në këtë dyqan, ku tradita dhe arti i trashëguar brez pas brezi ne tezgjahët e grave shqiptare, shkrihet me solidaritetin dhe dëshirën për t’i krijuara atyre grave një jetë më të mirë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Commenti (2)
  • alime nako  - Komplimente....
    Urime te perzemerta per kete projekt te mrekullueshem: PUNE TE MBARE te gjitheve.
  • marli dona  - per dyqanin guri i zi
    urime per kete projekt te mrekuliueshem uroj qe te zgjerohet jo vetem ne milano por dhe ne qytete te tjera te italise dhe kete projekt uroj qe shqipetaret ta frekuentojne kudo qe jane te blejne aty dhe te gershetohen produktet artizanale shqiptare me produktet artizanale italiane shume shume urime
Commenta
I TUOI DETTAGLI:
Commento:

!joomlacomment 4.0 Copyright (C) 2009 Compojoom.com . All rights reserved."