ven 18 maggio 2012

Ultimi aggiornamenti11:44:15 AM GMT

Spahiu: “Censusi shkel të drejtat e çamëve”

Kështu është shprehur nënkryetari i KLD-së dhe kreu i Aleancës Kuq e Zi gjatë një takimi në Institutin e Çamërisë. Ndërkaq, në Janinë afishohen pankarta që u bëjnë thirrje vorio-epiriotëve të deklarohen grekë

Tiranë, 5 tetor 2011 – I ftuar në një takim nga Instituti i Çamërisë, është shprehur se regjistrimi i popullsisë godet rëndë çamët.

”Censusi nuk mban parasysh të drejtat e çamëve. Propozimi ligjor për këtë klasë të popullsisë u përjashtua nga ky regjistrim”, u shpreh nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

“Një proces i ndjekur në këtë mënyrë, po sjell uljen artificiale të numrit të shqiptarëve në Ballkan” tha Spahiu. Gjithashtu, është e domosdoshme që shteti të inventarizojë të gjitha pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë”. Dhe, sipas Spahiut, Censusi duhet të bëhej vetëm pas  regjistrimit të pronave.

Ndërkaq, e përditshmja Gazeta Shqiptare sjell sot në faqet e saj që qyteti më i afërt i Greqisë me Shqipërinë, Janina është gdhirë mëngjesin e djeshëm me postera të shumtë, të cilët i bëjnë thirrje të gjithë Vorio-epirotëve të deklarojnë origjinën e tyre në regjistrimin e popullsisë që është duke u zhvilluar në Shqipëri. “Vorio-epiriot deklaro origjinën tende. Deklarohu grek në regjistrimin e popullsisë në Shqipëri”. Ky është teksti i shkruar në qindra pankartat  e afishuara në muret e Janinës. Referuar mediave greke, nuk dihen autorët e këtyre pankartave, të citat bien ndesh me thirrjet dhe vendimet e marra nga OMONIA dhe PBDNJ, të cilat i janë drejtuar minoritetit grek në Shqipëri, që të refuzojnë Censusin pas sipas tyre, është një mënyrë për të zvogëluar artificialisht numrin e minoritetit në vendin tonë.

Lexo të plotë: Posterat: Vorio-epiriot, deklarohu grek në Shqipëri

Joomla Templates and Joomla Extensions by ZooTemplate.Com
Commenti (0)
Commenta
I TUOI DETTAGLI:
Commento:

!joomlacomment 4.0 Copyright (C) 2009 Compojoom.com . All rights reserved."