dom 21 dicembre 2014

Ultimi aggiornamenti01:52:52 PM GMT

Në 103 vjetor të Alfabetit të gjuhës shqipe

Më 14 nëntor 1908 u mblodh Kongresi i Manastirit, apo më mirë, Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, për krijimin e një alfabeti të njësuar. 

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit'hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit'hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik, ''Liria'' dhe ''Dituria''. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e Shkollës së Vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça, si dhe 11 anëtarë të tjerë.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë e tjerë. Në të merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare, si myslimanë, katolikë, ortodoksë dhe protestantë, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga at Gjergj Fishta preku të gjithë pjesëmarrësit, aq sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. 

Kërkesa e patriotëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin.

Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona. Kongresi vendosi ngritjen e shtypshkronjës shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, që u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.

Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari Ndre Mjeda. Tetë nga 13 propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Mjeda fliste 13 gjuhë.

Në përvjetor të alfabetit të gjuhës sonë, ju ftojmë të lexoni
shkrimin e Visar Zhitit Si mësohet gjuha shqipe në Itali