dom 26 maggio 2013

Ultimi aggiornamenti02:47:47 PM GMT

BE: “Me zgjedhjen e presidentit, Shqipëria bën një hap pas në integrimin evropian”

Pas zgjedhjes së Bujar Nishanit, në postin e Presidentit të Republikës vetëm me votat e shumicës në pushtet, bëhet më e largët për  Shqipërinë mundësia për të kërkuar për statusin e vendit kandidat në BE

''Në këtë pikë, është shumë e vështirë të shohësh sinjale, zhvillime pozitive që mund të sjellin vendin në fazën e ardhshme të procesit të anëtarësimit,'' tha sot Peter Stano, zëdhënës i Komisionerit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, duke iu përgjigjur pyetjeve e gazetarëve.

Pas zgjedhjes së Bujar Nishanit, në postin e Presidentit të Republikës vetëm me votat e shumicës në pushtet, bëhet më e largët për  Shqipërinë mundësia për të kërkuar për statusin e vendit kandidat zyrtar për anëtarësim në BE këtë vjeshtë.

Në vjeshtë Komisioni Evropian boton raportin vjetor mbi progresin e vendeve kandidate apo kandidate të mundshëm për zgjerimin e Bashkimit dhe bën rekomandimet për udhëheqësit se cili vend i ka plotësuar kushtet e nevojshme për të kaluar në fazën e ardhshme të procesit të anëtarësimit.

Tirana tani për tani mbetet në fazën fillestare të nisjes : çdo hap përpara, vazhdon të përsërisë Brukseli, varet para së gjithash nga dialogu politik dhe nga Përparësitë e tjera të përcaktuara prej kohësh dhe të përfshira në një plan kombëtar të veprimit. ''Komisioni Evropian – theksoi zëdhënësi – ka përcaktuar dymbëdhjetë pikat përparësore për integrimin e Shqipërisë dhe do të komunikojë' vlerësimin e tij këtë vjeshtë”. (ANSA)