sab 25 ottobre 2014

Ultimi aggiornamenti09:00:00 PM GMT

Liberalizimi i vizave është realitet

Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave te Brendshëm të Bashkimit Europian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ky vendim i hap rrugë levizjes së lireë të shqiptareve ne 27 vendet e zones Shengen dhe konsiderohet si më historiku pas renies së perdes se hekurt 20 vjet më parë.
Në mes të dhjetorit shqiptarët me pasaportën biometrike do të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Por duke respektuar kriteret, si qëndrimi në Shengen maksimumi për 90 ditë në çdo 180. E megjithatë euforia, e ushqyer edhe nga deklaratat entuziaste të politikanëve, po krijojnë në shpresa e pritshmëri të parealizueshme.

Tiranë, 8 nëntor 2010 - BE vendosi sot liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë dhe boshnjakë, duke u dhënë  mundësinë atyre të lëvizin lirshëm në vëndet e zonës "Shengen" nga mesi i dhjetorit. Raportuesja e Parlamentit Evropian, për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen, Tanja Fajon duke përshëndetur vendimin e BE-së për heqjen e vizave këtyre dy vendeve ka kerkuar zbatimin e kushteve.

"Shqipëria dhe Bosnja i përmbushën të gjitha kriteret për liberalizim vizash. Komisioni Evropian e konfirmoi këtë në shtator dhe Paralementi Evropian u pajtua me vendimin", ka thënë përmes një komunikate për media Tanja Fajon.

Vendet e Bashkimit Europian, të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen, kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave.

Kjo është një ngjarje historike për shqiptarët, edhe pse ekzistojnë një sërë kushtesh që duhen respektuar. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike. Nëse personi do të qëndrojë për punë, për studime, për bashkim familjar apo thjesht për pushime të gjata mbi 90 ditë në 180, ai duhet të marrë vizë në ambasadë përpara se të niset. 

E megjithatë, për qytetarët shqiptarë, të cilët kanë ndier që dje ambientin festiv në rrugët e kryeqytetit, dita e sotme është një ditë e rëndësishme.

Liri Bellova tha për ATSH-në se "është një ëndërr që e kemi kërkuar prej vitesh dhe më në fund u realizua". Të gëzuar në këtë ditë nuk janë vetëm ata të cilët do të shkojnë të takojnë të afërmit e tyre, që kanë emigruar vite më parë jashtë, por edhe ata të cilët edhe pse nuk kanë plane të afërta për të lëvizur, ndihen më të lirë.

Ina Bara, studente, tha se heqja e vizave është një mundësi për të studiuar në Itali.
“Heqja e vizave është shumë e mirë për shqiptarët. Ata do të kenë mundësi të takojnë të afërmit e tyre jashtë shtetit, por për mua dhe për shumë të rinj është një mundësi  për të vizituar vënde të reja dhe për të studiuar”, tha ajo.

Entuziastë janë dhe emigrantët të cilët presin me padurim që të afërmit t’i vizitojnë në vendet ku ata jetojnë prej vitesh.
Agim Xhemali, emigrant prej 20 vitesh në Itali, tha se, dita e sotme është një nga fitoret më të mëdha që është arritur 20 vitet e fundit. “Unë jam i gëzuar që të afërmit e mi do të kenë mundësi të më takojnë në Firence. Por shqiptarët duhet të  zbatojnë siç duhet të gjitha rregullat që BE ka vendosur për lëvizjen e lirë”, shtoi ai.

Mes qytetarëve shqiptarë nuk ka vetëm nga ata të cilët mezi presin të largohen, por ka dhe nga ata që ekonomia e tyre  i pengon të lëvizin lirshëm. “Për mua biletat janë të shtrenjta. Shpresoj te ulen çmimet dhe të kem mundësi të vizitoj vënde të reja ", tha studentja Rezarta Omuri.
Ndërsa Mona Koçi shprehet se "mezi po e prisja këtë ditë, pasi do të shkoj për turizëm dhe për shopping, pasi në Itali apo në Greqi veshjet janë shumë herë më të lira se këtu".
Këtë vendim të rëndësishëm për popullin shqiptar, qytetarët do të kenë mundësi ta festojnë nesër në një koncert të madh në Sheshin "Nënë Tereza".

Lexo edhe: Liberalizimi i vizave në deklaratat e politikanëve

Mes arritjes dhe “nderit” të heqjes së vizave

Liberalizimi i vizave, emocione dhe përgjegjësi

Borghezio: “BE po lejon vërshimin e romëve nga Shqipëria e Bosnja"

Shqiptarët urojnë njëri-tjetrin, bllokohen linjat telefonike

Heqja e Vizave, shans për të treguar dinjitet

Liberalizimi i vonuar për shkaqe administrative dhe historike

Shqipëria del nga getoja pas 70 vjetëve

Herët a vonë shqiptarët do ta kuptojnë sa larg Europës janë në të vërtetë

Ambasadori i Shqipërisë në Romë Llesh Kola uron shqiptarët