ven 26 dicembre 2014

Ultimi aggiornamenti12:19:04 AM GMT

Portreti i Skënderbeut

Shekujt nuk kanë përcjellë asnjë dokument me një përshkrim mbi tiparet e fytyrës së Skënderbeut hartuar nga ndonjë njeri që e ka njohur atë nga afër. Për këtë arsye ne jemi të detyruar t'i drejtohemi paraqitjes së tij në ikonografi. Por ikonografia e Skenderbeut eshte shume e pasur dhe e larmishme

Nga Prof. Kristo Frashëri

Deri më sot nuk kemi dijeni nese ekziston nje pershkrim, qofte edhe i shkurter mbi tiparet e fytyres se Skenderbeut, te hartuar nga ndonje njeri qe e ka njohur ate nga afer. Per kete arsye ne jemi te detyruar t'i drejtohemi paraqitjes se tij ne ikonografi. Por ikonografia e Skenderbeut eshte shume e pasur dhe mjaft e larmishme. Ne kemi trasheguar nga shekujt e kaluar jo pak piktura ne vaj dhe afreske kushtuar Heroit shqiptar, te shperndara ne keshtjella, ne muzera dhe ne familje europiane, pa llogaritur qindra gravura qe zbukurojne vepra te botuara ne gjuhe te ndryshme, neper bote. Por ne morine e portreteve kushtuar Skenderbeut, te cilat vazhdojne edhe ne ditet tona te pasurohen me piktura ne vaj, afreske ose gravura, madje edhe me skulptura, nuk ka nje model te vetem. Perkundrazi ka nje varg modelesh me tipare te ndryshme te fytyres, natyrisht edhe te veshjeve, veshje te cilat, ne fund te fundit, vijne per nga rendesia, ne radhe te dyte. Ceshtja eshte, nese njera prej tyre e paraqet, ne mos plotesisht, te pakten afersisht, portretin autentik te Skenderbeut.

Kete pyetje e shtroi Faik Konica qe ne fillim te shek.XX me nje artikull frengjisht te titulluar: "A ekziston nje portret autentik i Skenderbeut?", te cilin e botoi ne revisten e tij "Albania" ne vitin 1901. Shkasin e mori nga nje artikull i botuar tre vjet me pare ne "Vjetarin e Koleksioneve te Shtepise Perandorake" (Vjene, vell.XIX, 1898), ku thuhej se ne Muzeun Perandorak te Vjenes ndodheshin dy portrete te Skenderbeut, te cilat dikur benin pjese ne Koleksionin e Arkidukes Ferdinand te Tirolit . Ato kishin midis tyre pika takimi dhe dallimi. Dallimi kryesor ishte se ne njerin portret, Skenderbeu paraqitej ne profil nga e majta, ne tjetrin, nga e djathta. Autori austriak i artikullit te "Vjetarit", Friedrich Kenner, mendonte se njeri prej tyre, ai me profilin majtas, ishte kopje e nje portreti autentik te Skenderbeut, te cilin e kishte pikturuar, me urdhrin e autoriteteve venedikase, piktori i njohur italian, Gentile Bellini (Xhentile Belini), ne vitin 1466, kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunave. Por, sipas tij, portreti origjinal kishte humbur. Faik Konica pajtohej me te duke shkruar se as ai nuk dinte qe te kishte arritur ne ditet tona nje portret autentik i Heroit, i pikturuar kur ky ishte gjalle. Edhe portreti i dyte (me Skenderbeun ne profil djathtas), nenvizonte autori austriak, ishte kopje. Ne lidhje me te, ai njoftonte se ne regjistrin e Muzeut Perandorak ishte shenuar se ky portret ishte gjithashtu riprodhim sipas nje origjinali (!) qe ndodhej ne Firence, prandaj e quan portreti fiorentin.

Fan Noli, ne nje kumtese qe mbajti ne Seminarin e Federates Panshqiptare "Vatra" ne Boston, Mass. (ShBA) me 10 gusht 1960, nuk e permend vleresimin e F. Konices. Madje, ai mendoi te kunderten. Sipas tij, i vetmi portret (i vertete) i Skenderbeut qe njohim eshte ai qe gjendet ne Muzeun e Firences (Galleria degli Uffizi). Vec kesaj, ai shtoi se ka te ngjare te jete portreti autentik dhe gjithnje, sipas tij, duhet te jete bere perpara vitit 1466, kur Skenderbeu vizitoi tregtaret e pasur Medici te Firences qe financonin kryqezaten e tij ...Ne fillim portreti i Skenderbeut hyri, se bashku me punimet e tjera te Altissimo-s, ne Palazzo Vecchio (Firence), pastaj per pak kohe ne Palazzo Pitti, derisa ne vitin 1587, muzeu i themeluar nga Cosimo I Medici, u vendos perfundimisht ne Galleria degli Uffizi ose shkurtimisht Uffizi, ku ndodhet edhe sot. Ne atentatin me dinamit qe pesoi Uffizi me 27 maj 1993, u demtuan mjaft piktura qe ndodheshin ne korridorin e galerise, kurse portreti i Skenderbeut, i cili ndodhej po aty, shpetoi pa u cenuar. Restaurimi i pikturave te demtuara qe u ndermor pas atentatit, u shtri edhe ne portretet e pacenuara te korridorit, duke perfshire edhe ate te Heroit shqiptar. Gjate punes restauruese, te cilen e kreu Barbara Schleicher, u vu re se nje dore e nje piktori anonim kishte nderhyre mbi te ne shek.XVIII. Ne perfundim te punes se saj (dhjetor 1993 - maj 1994), portreti u clirua nga nderhyrjet dhe doli ne drite puna e mirefillte e mjeshtrit Altissimo. Doli gjithashtu ne shesh se mbishkrimi me germa te medha te bardha: GEORGIVS SCANDERBEK, me te cilen jemi mesuar ta shohim portretin, nuk eshte pune e Altissimo-s, por e piktorit anonim te shek.XVIII. Artistja retauratore, B. Schleicher, zbuloi mbishkrimin e piktorit fiorentin: GEORGIVS CASTRIOTVS SCANDERBECVS, me germa me te vogla te praruara ne ar...
Ne fillim te viteve 80 te shekullit te kaluar, ne kuadrin e pasurimit te Pinakotekes se Muzeut Kombetar te Gjergj Kastriotit te ngritur ne Kruje, prof. O. Paskali, e ngriti ceshtjen e portretit te Heroit, te cilen e ruanin trashegimtaret e Tefe Curanit ne Shkoder. Sipas tij, portreti ishte veper e G. Bellini-t, prandaj duhej blere dhe prure ne Kruje. Ne keto rrethana, Anastas Kondo, ne ate kohe zv/minister i Arsimit dhe i Kultures, vizitoi familjen Curani ne Shkoder, bashkeshortja e te cilit i dha mundesine ta vezhgonte nga afer portretin. Sot portreti nuk ndodhet me ne Shkoder, por ne kemi nje riprodhim fotografik me ngjyra te tij. Sipas pershkrimit te A. Kondos portreti i Heroit eshte pikturuar me ngjyra, ne derrase me permasa 30 x 25 cm. Portreti nuk permban as emrin ose siglen e autorit, as prejardhjen e tij muzeale ose familjare. Kemi vetem disa njoftime qe familjaret e Tefe Curanit i kane dhene Anastas Kondos rreth historise se portretit. "Sipas nje dokumenti qe paska pasur familja, - shkruan A. Kondo, - ky qenka portreti autentik i krijuar nga pozimi drejtpersedrejti i Skenderbeut. Portreti i eshte dhuruar Tefe Curanit nga austriaket fill pas shpalljes se Pavaresise, rreth fundit te vitit 1912. Thuhet se kane pasur dokumentin e dhurimit, polisen e nje pinakoteke vjeneze ku shenohej urdhri per kalim inventari dhe shprehimisht fjalet portret origjinal dhe autentik i shek.XV .

Sikurse shihet permbajtja e letres se L.Thalloczy-t dhe pohimi i familjareve te Tefe Curanit, na cojne tek i njejti portret i Skenderbeut, me sakte: te portreti autentik i tij. Ky konkluzion perputhet edhe me komponentet fizike, historike dhe artistike te portretit. Gjendja fizike e portretit flet per lashtesine e tij - derrasa e demtuar nga mola, portreti i nxire nga koha (sigurisht, kohen e sakte te pikturimit pritet ta thote ekspertiza laboratorike). Megjithate, nuk jane pa peshe komponentet e tjere. Manteli i kuq, me te cilin eshte veshur Skenderbeu, ngjan te jete prodhim venedikas. Ky fakt na kujton leterkembimin e vitit 1457 midis Heroit dhe ambasadorit te tij ne Venedik, Gjergj Pellinit, ne te cilin flitet per cohe prej skarlati per dy dolloma, qe Senati i Republikes kishte marre persiper t'i dergonte cdo vit Skenderbeut . Kete hollesi mund ta realizonte ne pikture vetem nje artist, qe ne momentin e pikturimit e kishte perballe Heroin. Vjen pastaj realizimi artistik i portretit. Krahasimi i portretit te Skenderbeut me ate te Mehmetit II, te bind se te dy portretet jane pikturuar nga e njejta dore, pra nga Gentile Bellini. Nuk eshte e rastit qe te dy keta protagoniste te medhenj te historise luftarake te shek.XV, pavaresisht se njeri (Fatihu) perfaqeson furine pushtuese, tjetri (Skenderbeu) ledhin mbrojtes, Bellini, besnik i stilit te tij, i ka fisnikeruar ne pamje qe te dy. Mungesa e mbishkrimit nuk e lekund autoresine e Bellini-t. Perkundrazi, e perforcon, po te kemi parasysh se as portreti i Fatihut dhe asnje prodhim tjeter i tij, nuk kane mbishkrime. Madje, mungesa e mbishkrimit tregon se portreti i Skenderbeut eshte pikturuar ne kohen e vet, kur nuk ishte nevoja per mbishkrim, ndoshta mund te jete pikturuar edhe per vete Heroin.

Me keto te dhena mund te thuhet se ky portret duhet te kete bere pjese ne shek.XVI ne koleksionin e Pal Jovit. Rruga qe ai ndoqi nga muzeu i Comos ne ate te Vjenes, per ne tani ka pak rendesi, perderisa kemi rene ne gjurme te tij dhe kemi ne dore riprodhimin e tij fotografik. He per he, per ne autori i portretit eshte Gentile Bellini, ndonese fjala e fundit do te thuhet pasi te analizohet origjinali nga specialistet. Megjithate, duke e vezhguar me kujdes edhe riprodhimin fotografik, mund te nxirren disa konsiderata.

Ne dimrin 1466-1467 kur eshte pikturuar, Skenderbeu ishte 61 ose 62 vjec - pra nje vit para vdekjes. Syte i ka, si dhe kopjet e tij, ende me vitalitet. Po ashtu, njesoj si te kopjet edhe mjekra e thinjur dhe mustaqet e gjata te perdredhura. Portreti ka tiparin karakteristik, me te cilin jemi mesuar ta perfytyrojme Heroin; hunden e harkuar, me ndryshim se kruta eshte me pak e theksuar se kopjet e saj te Firences dhe te Vjenes. Skenderbeu mban mbi koke bereten karakteristike "alla Carmagnola", nen te cilen duket peceta e bardhe, njesoj si te portreti i Altissimo-s, kopja me besnike dhe me e bukur e piktures se G. Bellini-t. Fytyra tregon se kemi te bejme me nje njeri edhe pse ne moshen 60 e ca vjecare dhe me gjithe stermundimet nga lufterat e vazhdueshme dhe nga shqetesimet e panderprera, paraqet vitalitet te theksuar dhe nuk ka shenja qe paralajmerojne vdekjen e tij te afert.

Me kete rast duhet thene se ikonografia e Skenderbeut gjate shekujve te mevonshem erdhi vazhdimisht duke u pasuruar. Ajo eshte aq e pasur sa trajtimi i saj i kalon kufijte e ketij punimi. Ajo kerkon te pakten nje monografi te ngjeshur. Shkurtimisht duhet thene se piktoret dhe gravuristet, te cileve, nga fundi i shek.XIX u shtohen skulptoret, u perkasin te gjitha kombeve. Por ne to fizionomia e Skenderbeut eshte teper e larmishme. Ne radhet e tyre vihen re modele te ndryshme, te cilat, ne shume raste, nuk kane ngjashmeri me njeri-tjetrin. Vetem nje pjese e vogel i afrohet, kush me shume e kush me pak, perfytyrimit autentik te Heroit. Kjo ndodh me krijimet e artisteve, te cilet jane mbeshtetur ne gravurat e Vitalit ose te Custos apo ne pikturat e Altissimo-s ose te Fontana-s. Te tille jane, per shembull, portretet qe ndodhen ne Biblioteken Ambrosiane (Milan), ne Pinakoteken e Seminarit te Monreales (Palerm), ne Kolegjin Italo-Arberesh te Kozences (Kalabri), mbi portalin e shtepise ne Vicolo Skanderbeg ne Rome, e gjetke. E njejta gje mund te thuhet per gravurat e piktorit anonim te botuar ne vepren e Dh. Frengut, te gravuristeve J.K. Klüpffel, J. Eouter dhe te artisteve te tjere .

Ne cerekun e fundit te shek.XIX, ne vllagen e Rilindjes Kombetare, hyne ne skene edhe piktoret shqiptare. Aspirata per lirine e atdheut ndikoi qe ata te shihnin te Skenderbeu me teper nje udheheqes te luftes clirimtare sesa nje burre shteti. Per kete arsye ata preferuan si model gravuren e Skenderbeut me perkrenaren, te botuar ne vepren e A. Scheeiger-Lerchtenfel (1878). Ndikimi i saj duket ne vepren e Gj. Panaritit (1883), Th. Gjinit (1890), Nd. Martinit (1898). Figuren e Skenderbeut, si udheheqes i luftes clirimtare, e plotesuan piktore te tjere, si A.N. Ballamaci (1889), S. Xega (1913), S. Rrota (1915), te cilet e paraqiten Heroin mbi kalin legjendar, qe vrapon pa i shkelur kemba mbi toke per te sulmuar armiqte, sipas modelit te vepres se njohur te piktorit freng te shek.XIX, Th. Géricault. Nga fundi i shek.XIX filloi edhe paraqitja nga artistet shqiptare e Skenderbeut ne skulpture. Hapin e pare e kreu Murat Toptani (1898). Krijimin me te persosur te Skenderbeut ne skulpture e dha Odhise Paskali me bustin e tij, i cili ka shkrire te portreti i Heroit burrerine, mencurine, vendosmerine dhe pathyeshmerine e kombit qe ai udhehoqi (1937).

Megjithate, veprimtarine artistike me te pasur kushtuar Skenderbeut ne artet figurative, artistet shqiptare, tashme jo te paket, e dhane me rastin e afrimit te 500-vjetorit te vdekjes se tij (17 janar 1968). Me rastin e ketij jubileu, nuk mbeti pothuajse asnje artist shqiptar pa e nderuar kujtimin e Heroit, me nje a me teper vepra, me teme Skenderbeun apo luften e tij legjendare. Por artistet e koheve te reja, shqiptare dhe te huaj, duke mos e njohur perfytyrimin autentik te Heroit, i dhane fushe te lire kush me shume e kush me pak, imagjinates se tyre. Perkundrazi, tani ne e njohim portretin autentik te Skenderbeut.

*Marrë me shkurtime nga kapitulli i XVI i veprës ”Skënderbeu”.
Bota Shqiptare 124, shkurt 2005