Dybeli, përfaqësues i Kristalit në Itali: "Bossi? Befas është bërë inteligjent" - Shqiptari i Italisë

Itali
Intervistë ndërmjetësuesit shqiptar të universitetit Kristal për Italinë dhënë të përditshmes Il Fatto Quotidiano

“Il fatto quotidiano” ka gjetur dhe intervistuar ndërmjetësin shqiptar të universitetit Kristal për Italinë, që ka ndihmuar Renzo Bossin të marrë diplomën. Është Arben Dybeli, “profesionist i lirë, që ofron konsulencë, ndërmjetësim”, në Treviglio të Bergamos. Arben Dybeli është përfaqësues e koordinator i universitetit Kristal për Italinë, detyrë që realizon përmes shoqatës Kristalitalia (faqet internet të të cilës çuditërisht janë të bllokuara këto ditë), dhe selia e të cilës është mbyllur prej një muaji, apo “transferuar” në Bergamo siç deklaron Dybeli për il Fatto Quotidiano.

I pyetur se si është e mundur që Trofta ka dhënë tre herë provimin e maturës e pastaj ka marrë universitetin në një vit, Dybeli përgjigjet: "Me sa duket, befas është bërë inteligjent". Por Dybeli nuk e mban mend personalisht Troftën, sepse, siç thotë vetë "Kristal ka 25 mijë studentë" e ai nuk mund t'i njohë të gjithë.

Është interesante edhe si shpjegon Dybeli se ç’bën konkretisht Kristalitalia: “Shoqata jonë ofron asistencë e informacione universitare të gjithë atyre që për motive të ndryshme vendosin të ndërmarrin rrugë të tjera për të arritur qëllimet e tyre në fushën universitare”. Ndërmarrin rrugë të tjera?  E ç’do të thotë kjo, që paguajnë, që e blejnë diplomën?

Mbi këtë temë: