Borghezio: “Shqipëria vend i botës së tretë” - Shqiptari i Italisë

Itali
I ftuar në emisionin radiofonik La Zanzara të Radio 24, më 11 maj, i pranishëm edhe legisti Mario Borghezio. Këtë radhë europarlamentari i Legës ka pasur në qendër të ndërhyrjes së tij Shqipërinë e shqiptarët.

Shqipëria sipas Borghezios? "Bel Paese a parte gli Albanesi" – “Vend i bukur, hiq shqiptarët”, me një fjalë, "un paese da terzo mondo" (“vend i botës së tretë”).

Sepse sipas Borghezios, "le donne lavorano, gli uomini non fanno niente” (“Gratë punojnë e burrat nuk bëjnë asgjë”).

Mario Borghezio është i famshëm për bëmat e batutat e tij kundër imigrantëve, që kapërcejnë kufijtë e ligjit. Mbi shqiptarët në veçanti, u shpreh edhe në dhjetor 2010 në Parlamentin Europian  kundër vendimit për liberalizimin e vizave duke thënë: “Europa gabon rëndë duke aprovuar qarkullimin e lirë të romëve të Shqipërisë dhe të Bosnjës”.

A do të ketë ndonjë reagim zyrtar, qoftë ndaj Italisë qoftë ndaj Parlamentit Europian, nga Shqipëria apo Ambasada jonë në Romë mbi batutat e radhës raciste  apo përsëri gjithçka do të kalojë në heshtje të plotë? Të shpresojmë, sepse do të ishte e udhës të mbrohet dinjiteti i një vendi që pret të marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Shqiptari i Italisë

Lexo edhe:

Borghezio: “BE po lejon vërshimin e romëve nga Shqipëria e Bosnja"
Maroni: “Ne legistët, racistë sepse na leverdis”
Borghezio: "Basta modelle straniere, meglio le miss padane"
Bëma e fundit e Borghezio-s: “Një web-site kundër imigrantëve”
Legisti Borghezio mban anën e xhelatit norvegjez