Diplomat ekstrakomunitare të Legës - Shqiptari i Italisë

Itali
Veç Renzo Bossit, një tjetër legist zbulohet të ketë ndjekur me sukses studimet e larta në universitetin shqiptar Kristal në Tiranë. Është Pierangelo Moscagiuro, truprojën e Rosy Mauros, legistja nënkryetare e Senatit

Romë, 3 maj 2012 – Veç diplomës së Renzo Bossit, në kasafortën e ish llogaritarit të Legës, Francesco Belsito, hetuesit kanë gjetur një tjetër diplomë të lëshuar nga universiteti Kristal i Tiranës. Është e Pierangelo Moscagiuros, 36 vjeç me “emër arti” Pier Mosca, truprojë e nënkryetares së Senatit, legistes Rosy Mauro. Sipas dokumentit, Moscagiuro është diplomuar në Kristal, në të njëjtin vit me të birin e Bossit - diploma e Moscagiuro-s mban datën 29 qershor 2010 - por ndryshe nga Trota, “ka ndjekur” fakultetin e Shkencave politike me drejtimin Sociologji.

Që diplomat e dy legistëve janë të blera, hetuesit as nuk e vënë në dyshim. Ajo që duan të verifikojnë është sa kanë kushtuar e kush i ka blerë: ata personalisht apo Lega me paratë e taksapaguesve që partia merr si “rimbursim shpenzimesh” nga shteti.

Shqiptari i Italise

Lexo edhe:
Renzo Bossi s’ka qenë asnjëherë në Tiranë
Universiteti Kristal: Bossi ka qenë studenti ynë
Bossi i regjistruar në universitet dy vjet para se të mbaronte të mesmen
Bossi junior me diplomë shqiptare