Renzo Bossi s’ka qenë asnjëherë në Tiranë - Shqiptari i Italisë

Itali
Në Ambasadën italiane në Tiranë, asnjë nuk kujton që Renzo Bossi të ketë shkuar ndonjëherë në Tiranë

Tiranë, 4 maj 2012 – Renzo Bossi jo vetëm nuk di shqip, por askush nuk mban mend që ai të ketë qenë ndonjëherë në Shqipëri.

Këtë shkruan sot Gazeta Shqiptarja.com. Të paktën jo vitet e fundit, siç pretendohet, se ai ka ndjekur studimet në një universitet në Tiranë. Në ambasadën italiane në Tiranë asnjë nuk e kujton, të paktën një ditë të pranisë së Renzo Bossit në Shqipëri në vitet 2009 ose 2010.

Aq më tepër kur në mars 2010 ai u zgjodh si anëtar i krahinës së Lombardisë, duke u bërë një politikan zyrtar dhe sipas protokollit, në rast se ai do të kishte ardhur në Shqipëri, ambasada italiane në Tiranë duhej ta dinte patjetër. Por sipas burimeve të Shqiptarja.com nga diplomatët që ishin në Shqipëri në atë kohë, asnjë nuk kujton ndonjë vizitë të Renzo Bossi. I vetmi përfaqësues i “Lega Nord” që ka vizituar Shqipërinë ka qenë Roberto Maroni, ish-ministri i Brendshëm, më 18 nëntor 2008.

Lexo edhe:
Bossi junior me diplomë shqiptare
Bossi i regjistruar nw universitet dy vjet para se tw mbaronte tw mesmen
Universiteti Kristal: Bossi ka qenë studenti ynë
Diplomat ekstrakomunitare të Legës