Aksident në punë, lëndohet me gozhdë në sy 29 vjeçari - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Romë, 28 prill 2011 - Zeqir Muçaj, 29 vjeçar shqiptar, është  plagosur në syrin e majtë nga një gozhdë çeliku teksa po punonte në një  kantier ndërtimi në  Basiliano të Udines. Është transportuar  në  gjendje të  rëndë, por jo në rrezik jete në Spitalin e qytetit të Udines.

Me sa dihet deri tani punëtori shqiptar po punonte në murin prej betonarmeje të një garazhi e një gozhdë e madhe që po ngulte në mur, i ka hyrë në sy.