Aksident rrugor në A5. Vdesin një shqiptar e një ukrainas - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Në autostradën A5 Torino-Aosta, në një aksident rrugor, humbin jetën Ferdinand Dodi 27 vjeç, Mikailo Mehley, 41 vjeç nga Ukraina

Romë 18 qershor 2011 – Sot pasdite, kanë humbur jetën në një aksident rrugor dy punëtore me banim në Milano, Ferdinand Dodi 27 vjeç dhe Mikailo Mehley 41 vjeç. Audi A6 që ngitej nga shqiptari ka qenë duke përshkuar autostradën A5 në drejtim të Torinos kur ka dalë nga rruga, ndoshta për shkak të shpejtësisë së lartë. Bashkë me dy viktimat në makinë kanë qenë edhe dy persona të tjerë. Rumuni Danut Maiciuca, 26 vjeç, i plagosur rëndë, që tani ndodhet në një spital të Torinos, ku është çuar me helikopter dhe vëllai i ukrainasit, Ilia 33 vjeç, që është lënduar lehtë. Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka dhënë alarmin pas aksidentit dhe në vendngjarje kanë arritur ndihma e shpejtë, policia rrugore dhe zjarrfikësit.

Policia rrugore që po zbardh ngjarjen mendon se një nga hipotezat më të mundshme është që shqiptari që i jepte makinës, është shpërqendruar për një çast e për shkak edhe të shpejtësisë së lartë nuk ka mundur të kontrollojë makinën që ka përfunduar jashtë rrugës.