Aksident rrugor. Vdes nëna e re, rëndë i biri 4muajsh - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Domodossola. Humb jetën në aksident Silvana Mullusi, 26 vjeç, në gjendje të rëndë foshnja 4-muajsh që udhëtonte me të ëmën

Romë, 28 nëntor 2011 – Një aksident i rëndë rrugor në rrugën SS33 pranë Domodossolas i ka marrë jetën një nëne të re shqiptare, Silvana Mullusi, 26 vjeç. Në aksident ka mbetur i plagosur rënë i biri, një foshnjë 4 muajsh, që tashmë ndodhet i shtruar në spital.

Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes kur gruaja, që ka një furrë buke në Omegna (Domodossola) ku ishte edhe rezidente prej vitesh, po çonte me makinën e saj, Fiat Fiorino, bukën  në Ossola. Pas një kthese makina e Mullusit duket se ka zënë brezin e kundërt rrugor duke u përplasur me një Tir që vinte përballë. Për shkak të përplasjes, gruaja ka vdekur në vend ndërsa i biri ka fluturuar jashtë makine, edhe pse ishte i lidhur në ndenjësen e posaçme, dhe është plagosur rëndë. Foshnja është dërguar menjëherë në spitalin e Domodossolas