Altin Belulaj i kish shpëtuar drejtësisë duke u hequr si rumun - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Altin Belulaj, i dënuar me 20 vjet për tragjedinë e 9 janarit 2004, i kapur sot në Romë, e kishte gjetur mënyrën për të qëndruar në Itali pa kaluar nëpër zyra konsullatash për vizë apo nëpër zyra komisariatesh për leje qëndrimi. Dokumentet e rreme që u ka treguar karabinierëve, kartë identiteti dhe patentë, ishin rumune, me emrin Florin Dorel Munteanu.

Pasi kanë kuptuar që dokumentet ishin të falsifikuara, karabinierët kanë kontrolluar shenjat e tij të gishtërinjve që nuk i kanë lënë më rrugë shpëtimi 31 vjeçarit: është Altin Belulaj që duhet të kryejë 20 vjet për mbytjen e gomones me 36 vetë, ngjarje e 9 janarit 2004 në të cilën humbën jetën 28 vetë. Tani e kanë mbyllur në burgun Regina Coeli të Romës.

Lexo edhe: Që nga Shkodra gjer në Vlorë...