Arrestohet në Romë një skafist i tragjedisë së 9 janarit 2004 - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Është kapur në Romë thuajse 8 vjet pas tragjedisë së 9 janarit 2004 kur 28 shqiptarë humbën jetën në Kanalin e Otrantos, një nga organizatorët e udhëtimit me gomone, për të cilin gjykata e Vlorës kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në vitin 2005

Karabinierët e Romës kanë arrestuar shqiptarin 31 vjeç të akuzuar për organizimin në vitin 2004 të një prej shumë “udhëtimeve të shpresës” të shqiptarëve, dhe pikërisht atë të 9 janarit 2004 që përfundoi tragjikisht me vdekjen e 21 personave në kanalin e Otrantos. Për të ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

I kërkuari, i shoqëruar nga një bashkatdhetar 42 vjeç, është pikasur nga karabinierët e stacionit Roma Appia në lagjen Statuario. I kanë kërkuar dokumentet, që rezultuan të falsifikuara, e për këtë arsye e çuan në kazermë. Nga një verifikim i shenjave të gishtërinjve, rezultoi që mbi 31-vjeçarin rëndon një mandat arresti ndërkombëtar i lëshuar në vitin 2005 nga Gjykata e Apelit e Vlorës me akuzën e favorizimit dhe kapërcimit ilegal të kufirit, krim që në Shqipëri ndëshkohet nga kodi penal me 25 vjet burgosje. Ndërsa mbi 42-vjeçarin rëndonte një urdhër burgosjeje i gjykatës së Tranit i vitit 2004 për trafik droge.

Tragjedia është ajo e 9 janarit 2004 kur 31 vjeçari i kapur bashkë me bashkëpunëtorë të tjerë organizuan udhëtimin me një gomone të 36 personave. Nga këta, 28 humbën jetën (u gjetën 20 trupa, 8 të tjerë janë të humbur).

Viktimat e 9 Janarit janë:
Liza Martini, 35 vjeç
Alfred Lleshi, 19 vjeç
Paulin Pushimaj, 21 vjeç
Tom Gjoni, 18 vjeç
Gezim Fusha, 18 vjeç
Liza Prenga, 37 vjeç
Arben Prenga, 24 vjeç
Rasim Miruku, 55 vjeç
Besmira Miruku (Dibrati), 16 vjeç
Sadik Doci (Rakaj), 24 vjeç
Gezim Kurtaj, 33 vjeç
Oltion Jacaj, 23 vjeç
Ridvan Lumaj, 16 vjeç
Mark Ndou, 18 vjeç,
Tonin Toka, 19 vjec
Marlen Mhillaj, 20 vjeç
Dritan Hetaj, 32 vjeç
Agron Markaj, 24 vjeç
Shpetim Dizdari, 34 vjeç
Artan Ramadani  
Viktimat trupat e të cilave nuk u gjetën:
Ndue Sanaj, 21 vjeç
Artan Sagrini, 33 vjeç
Arian Gjilaj, 29 vjeç
Marjana Zajeti, 18 vjeç
Kreshnik Bjeshka, 25 vjeç
Fahrije Mehemeti (Dizdari), 34 vjeç
Gjin Grizha, 19 vjeç
Ermira Grizha (Nicaj), 16 vjeç