Arrestohet në Tiranë Nurçellari, i dënuar me 20 vjet burg nga drejtësia italiane - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Kapet në Tiranë një person në kërkim ndërkombëtar i dënuar nga Gjykata e Lecco-s me 20 vjet burgim për vrasje me dashje të tre personave në një aksident rrugor në shkurt të vitit 2000

Tiranë, 24 nëntor 2011 – Është arrestuar rreth mesditës në Tiranë, 45-vjeçari Ardian Nurçellari (Ostrovica), i dënuar me 20 vjet burg për vrasje të trefishtë nga gjykata e Pisa-s. Policia e Tiranës bëri të ditur se kapja e 45-vjeçarit u realizua në afërsi të mbikalimit të Kamzës, në ambientet e një lokali.

Ardian Nurcellari, që në kohën e ngjarjeve është njohur me mbiemrin Ostrovica, në 5 shkurt të vitit 2000, ka shkaktuar një aksident të rëndë rrugor në afërsi të Viareggio-s, në të cilin humbën jetën tre gra Susi Betti, Sabrina Franchi dhe Simona Cei.

Pas kësaj  ngjarjeje ai u arrestua menjëherë dhe u mbyll në burgun e Pisa-s. Më pas, më 18 janar 2001, gjykata e Pisa-s i dha dënimin paraprak me 20 vjet heqje lirie për vrasje me dashje të tre personave.

Dënim që pas shumë vitesh, sipas forcave të policisë shqiptare më janar 2011, i është konfirmuar nga gjykata e Lecco-s, në mungesë të të akuzuarit.