Bari. 31-vjeçari shqiptar hidhet nga trageti për t’i shpëtuar masës së dëbimit - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Po e kthenin mbrapsht me tragetin që nga Bari shkon në Durrës. Kërkimet e nisura që mbrëmë ende nuk kanë dhënë asnjë rezultat

Romë, 21 gusht 2013 – Nga mbrëmja e 20 gushtit forcat detare të Rojes Bregdetare të Barit e e Monopolit, me mbështetjen e helikopterëve Zjarrfikësve dhe të Financierëve kanë nisur kërkimet për një 31-vjeçar shqiptar që është hedhur në det rreth tre milje nga bregu.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i dëbuar nga Kuestura e Teramos, ishte shoqëruar në port e ish hipur në tragetin Bari me të cilin sot në mëngjes do të arrinte në Durrës. Por vetëm tre milje në të dalë të portit të Barit, një udhëtar tjetër i tragetit e ka parë të hidhej në det dhe ka dhënë alarmin që i është kaluar menjëherë Kapitanerisë së portit të Barit për të nisur kërkimet.

Deri tani kërkimet kanë qenë të pafrytshme dhe do të vazhdohet edhe nesër, por me kalimin e orëve pakëson shpresat për ta gjetur 31-vjeçarin akoma në jetë.