Bari. Bllokohet në det skafi me një ton drogë. Arrestohen dy persona - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Të arrestuarit, dy skafistët, njëri italian e tjetri shqiptar (video e policisë)

Romë, 13 qershor 2014 – Nuk ndalet trafiku i drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë, edhe pse gjatë vizitës së punës së ministrit Tahiri në Romë vetëm tri ditë më parë, ministri i Brendshëm italian duket se është shprehur “i impresionuar nga rezultatet e policisë shqiptare në këto muaj”.

Rasti i fundit i sjellë nga mediat mëngjesin e sotëm flet për mbi një ton marihuanë të sekuestruar pranë brigjeve të Puglies, për një vlerë prej 10 milionë euro. E kanë zbuluar policia e Foggias në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Barit që kanë arresatuar dy skafistët, jë shqiptar 24 vjeç dhe një italian nga Manfredonia 45 vjeç.

Motoskafi, 10 m i gjatë me dy motorë të fuqishëm është ndaluar rreth 30 milje nga bregu. Brenda tij policia ka gjetur 1.080 kg marihuanë, e pasi ka shoqëruar mjetin detar në breg ka sekuestruar drogën e ka arrestuar skafistët me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)