Bllokohet në portin e Durrësit mbi 200 kg drogë - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Tiranë, 10 janar 2012 – Një sasi prej 200 kg kanabis sattiva dhe 10 kg heroinë është bllokuar mbrëmë  nga forcat e policisë kufitare në Portin e Durrësit, në një kamion që do të imbarkohej në tragetin që nisej për në Bari (Itali). 

Burime nga Drejtoria e Policisë e Qarkut bënë të ditur për ATSH-në se lënda narkotike ishte fshehur në tavanin e kamionit tip Benz Mercedes, me  targë AAGL 777, që drejtohej nga Dashamir Lleshi, nga Fushë Kruja. 

Policia ka sekuestruar drogën, ka shoqëruar në Komisariatin e Durrësit drejtuesin e mjetit, Dashamir Lleshi dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për evidentimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet trafiku droge drejt shtetit fqinj.