Drama e Flamur Djalës, babait që humbi familjen në përmbytjet e Genovas - Shqiptari i Italisë

Kronikë

I nxorën vajzën e vogël të  vdekur nga balta dhe ia dhanë në dorë pa ditur që ishte i ati. Kështu mësoi fatin tragjik të familjes së tij

U gjend papritur me një vajzë të vogël në krahë. Të vdekur. Ishte e bija. Në këtë mënyrë babai 40 Flamur Djala, rreth të dyzetave, mori lajmin tragjik se e gjithë familja e tij ishte mbytur në hyrje të pallatit në rrugën Fereggiano të Genovas: e shoqja Shpresa Djala, 28 vjeçe dhe të bijat Janissa Diana, njëvjeçare, dhe Gioia, 8 vjeçe.

Dramën e tij e tregon – në morgun San Martino të Genovas – një nga miqtë e tij më të ngushtë, Tomaso Martino që e ka shoqëruar për njohjen zyrtare të kufomave. Flamuri nuk arrin të lidhë dy fjalë, vazhdon të qajë në një qoshe, me në krah dy vëllezërit e tij.

“Për të familja ishte vetë jeta – thotë Martino për ANSA-n – Dhe kishte një familje të mrekullueshme. E shoqja ishte grua fantastike. Flanur jetonte për të bijat. E tija ishte si familjet e njëherë e një kohe, tipike e Italisë së viteve Pesëdhjetë”.

Flamuri papritur u gjet me më të voglën e vajzave, Janissën, në krahë. Një nga personat e ndihmës së shpejtë ishte hedhur në baltën që kishte përmbytur hyrjen e pallatit në rrugën Fereggiano për të shpëtuar të paktën një nga gratë (të shoqen Shpresa) që uji kish përplasur aty. Doli nga balta me një trupth të pajetë në duar dhe ia dha burrit që kishte pranë. Ai burrë ishte Flamur Djala. Ai trupth ishte i vogëlushes Janissa.

Humb jetën në Genova edhe 28-vjeçarja Shpresa Djala me dy vajzat e vogla. Rrëfimi dramatik i kunatit, para syve të të cilit ndodhi gjithçka

Nga shtatë viktimat e Genovës, për shkak të përmbytjes së sotme, janë identifikuar gjashtë vetë e ndër këta është edhe një nënë shqiptare me dy fëmijët e saj. Gruaja 28 vjeç quhet Shpresa Djala dhe ka qenë bashkë me të bijat, Janissa një vjeçe dhe Gioia 8 vjeç, kur rryma e ujit i ka marrë përpara dhe nuk u ka lënë rrugë shpëtimi.

“Doja të hidhesha në ujë e të bëja diçka për Shpresën, por më mbajtën të tjerët”. Është ky rrëfimi dramatik i Ylli Djalës, kunatit 33 vjeç të Shpresës me të cilin ajo e vajzat e saj ishin në çastet e fundit, përpara se ujërat t’i merrnin përpara.

Jashtë morgut të spitalit San Martino, qëndron i dëshpëruar pranë afërmve e të vëllait, Flamurit, që ka humbur gruan dhe vajzat.

“Është faji im, duhet të kisha bërë diçka – thotë – ishim bashkë, në makinë. Ndaluam pranë magazinës së firmës sonë të ndërtimit. Doja të shpëtoja ca vegla. Shpresa në fillim u vu të më ndihmonte, por kur uji nisi të ngrihej u kthye të vajzat në makinë. Pas pak uji e mori me vete makinën bashkë me Shpresën e vajzat brenda”.

Sipas rrëfimit të burrit, makina u transportua nga rryma e fortë dyqind metra më tutje, më pas presioni i ujit ka thyer xhamat e makinës dhe ka nxjerrë jashtë nënën e vajzat e vogla. Përfunduan në një bodrum ku i gjetën njerëzit e Mbrojtjes Civile. Vetëm më e vogla, Gianissa, u arrit të sillej në jetë në repartin e Ndihmës së Shpejtë të spitalit Gaslini, por vdiq thuajse menjëherë.

“Jemi të dëshpëruar – ka shtuar Ylli – humbëm gjithçka”. Familja Djala jeton në Genova prej 15 vjetësh ku ka ngritur një firmë ndërtimi.  Varrimi i tre viktimave do të bëhen në Shqipëri, sapo të merret nulla osta nga Prokuroria.

Mes viktimave nëna shqiptare me dy fëmijë