Ekstradohet në Itali Ndoi. Ishte arratisur nga burgu i Vogheras - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Në mars të 2011 u arratis nga burgu i Voghera-s, dhe në shtator u arrestua në Shqipëri. Tani kthehet sërish në dispozicion të drejtësisë italiane

Tiranë, 13 janar 2012 – Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye sot ekstradimi nga Tirana, drejt Italisë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ylli Ndoit.

Ylli Preng Ndoi, 35 vjeç, banues në Laç, ishte dënuar nga Gjykata e Milanos me 21 vjet e 10 muaj burg për “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Arratisje nga burgu i sigurisë lartë”.

Sipas organeve të drejtësisë italiane, Ylli Ndoi, gjatë muajit dhjetor të vitit 2004, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, ka trafikuar kokainë nga Holanda drejt Italisë. Ky shtetas  është shpallur fajtor gjithashtu për një tentativë vrasjeje të ndodhur më datë 13.02.2005. Dhe së fundi, më 17 mars të vitit të shkuar ai është arratisur nga burgu i Voghera-s në Itali.

Por falë bashkëpunimit të policive të dy vendeve, Ylli Ndoi u arrestua më datë 08.09.2011 në Kurbin.

Lexo edhe: