Fano. Fiton 5 milionë euro punëtori shqiptar - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Me bileta “gërvisht e fito” prej 20 eurosh

Romë 13 dhjetor 2011 – Është shuma më e madhe e fituar ndonjëherë në bar Polvere di Caffe në lagjen Sant’Orso të Fanos (PU), ajo prej 5 milionësh që i ndryshon jetën një punëtori shqiptar.

E ka fituar dje në mëngjes duke lozur me biletat prej 20 euro të një prej lotarive “Gërvisht dhe fito”. Shqiptari, punëtor rreth të dyzetave, klient i zakonshëm i barit, mëngjesin e të hënës ka blerë fillimisht një biletë prej 20 eurosh me të cilën ka fituar një tjetër për të njëjtën shumë, e sërish një tjetër. Ka vazhduar deri sa e fundit ka rezultuar ajo prej 5 milionë eurosh që ka lënë pa frymë fatlumin.