Fatkeqësi në punë. Humb jetën 50-vjeçari shqiptar - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Bie nga çatia e një kapanoni 

Romë, 16 shkurt 2014 - Një punëtor 50 vjeç shqiptar është viktima e fundit e fatkeqësive në punë. Ai ka humbur jetën të premten, më 14 shkurt, në Talacchio di Colbordolo të Pesaro Urbinos.

Ai ka rënë nga çatia e një kapanoni ku po bëheshin punime. Shembja nga 5 metra lartësi ishin fatale për burrin për të cilin ekipi i Ndihmës së Shpejtë të thirrur në vendngjarje nuk ka mundur të bëjë asgjë.

Forcat  rendit po hetojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe për verifikimin e shkeljeve të mundshme të rregullave të sigurisë në punë.

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)