Frosinone. Paditen katër të huaj pse merrnin padrejtësisht çekun social - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Dy shqiptarë dhe dy marokenë prej vitesh merrnin çekun edhe pse jetonin faktikisht në atdhe. Dëmi për arkat e INPS-it arrin në mëse 150 mijë euro

Romë, 18 prill 2014 – Fatkeqësisht gjatë kontrolleve të INPS-it, financierëve apo forcave të rendit për verifikimin e përmbushjes së kritereve për çekun social nuk mungojnë rastet e të moshuarve shqiptarë  që e marrin atë padrejtësisht. 

Rasti i fundit ai i Frosinones ku zbulohet se katër persona, dy marokenë e dy shqiptarë kanë marrë padrejtësisht çekun social duke dëmtuar arkat e INPS-it me mëse 150 mijë euro.

Nga hetimet e policisë, edhe këtë radhë, është zbuluar që të moshuarit, me dokumente qëndrimi italiane për bashkim familjar me bijtë, merrnin prej vitesh çekun social edhe pse faktikisht jetonin në vendlindje.  Janë paditur të katër për vjedhje me mashtrim ndaj shtetit.

Përsa u përket dy shqiptarëve, ata merrnin çekun social prej vitit 2010 edhe pse nuk jetonin në Itali. INPS u derdhte çdo muaj paratë në një llogari rrjedhëse.

Ndërsa një prej morokenëve e merrte çekun prej vitit 2006 dhe i moshuari tjetër prej vitit 2008.

Katër të moshuarit duhet të përgjigjen përpara drejtësisë për vjedhje me mashtrim ndaj shtetit, ndërsa INPS ka nisur procedurat për rikuperimin e 150 mijë eurove.

Për të pasur të drejtën e këtij çeku nuk është e nevojshme të kesh derdhur kontribute. Por natyrisht, jo të gjithë kanë të drejtë ta marrin; që ta përfitojnë duhet të plotësojnë disa kushte të përcaktuara. Madje është mirë të dihet që e drejta e çekut nuk është e përhershme, jepet vetëm për sa kohë plotësohen disa kritere si për shembull ai i “rezidencës efektive, të qëndrueshme dhe të zakonshme” në Itali, gjë që herë pas here zbulohet se nuk respektohet nga të huajt.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Lexo edhe:
Nuk do të kem pension nga puna, a mund të kërkoj çekun social?
Ariano Irpino. Një tjetër i moshuar shqiptar paditet pse e merr padrejtësisht çekun social
Savona. Merrnin padrejtësisht pensionin social, paditen 19 të huaj 
Albenga. Paditet nga financierët pse tërheq pensionin e prindërve të kthyer prej vitesh në atdhe 
Macerata. Merrnin padrejtësisht pensionin social, denoncohen 14 shqiptarë 
Paditen 25 emigrantë. I kanë vjedhur INPS-it 200 mijë euro me pensione
Terni. Marrin pension social pa pasur të drejtë, paditen 15 vetë 
Fabriano Marrin padrejtësisht pensionin social. Probleme për 15 të huaj 
Terni. Merrnin çekun social, por jetonin në atdhe 
Merrnin pension padrejtësisht. Paditen 26 shqiptarë rezidentë në Pistoia 
Merrnin çekun social pa qenë në Itali. Probleme për 53 të moshuar në Bra të Cuneos
Modena. Merrnin pensionin social pa pasur të drejtë. Telashe për 23 pleq të huaj
Rreth 8 mijë shqiptarë marrin pension në Itali