“Gërvisht e fito”. Milionerët e huaj të fatit vijnë nga Rumania e Shqipëria - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Një ndër dhjetë fitues të lotarive “Gërvisht e fito” është i huaj, nga të cilët 26% janë rumunë dhe 14% shqiptarë

Romë, 15 dhjetor 2011 - Djali që para pak ditëve fitoi 5 milionë euro në Fano, duket se nuk është shqiptari i vetëm me fat. Sipas një lajmi të tgcom24.it, ndër milionerët e rinj falë lojërave të fatit, 10% janë të huaj. Nga fituesit e huaj 14% janë shqiptarë, që renditen pas rumunëve, që përbëjnë 26% të fituesve të huaj.

Sipas artikullit, gjatë vitit 2011, me “Gërvisht e fito” kanë shkuar në arkat e shtetit mbi 10 miliardë euro (rreth 10% më shumë se vitin e shkuar), pra rreth 28,6 milionë në ditë, ndërsa paratë e fituara nga personat që luajtur kanë arritur shumën 7 miliardë, rreth 20 milionë euro të fituara në ditë.

Ndër fatlumët e huaj, 54% janë gra (për italianët, 58% janë burra). Për të huajt, shenja zodiakale më me fat është Luani (21%) i ndjekur nga Virgjëresha (13%) dhe Peshorja (13%). Një kuriozitet: asnjë fitues nuk ka lindur nën shenjën e Bricjapit.

Profili i fituesit italian për vitin 2011 është burrë mbi 40 vjeç. 58% e fituesve janë meshkuj, një çdo dy fitues (51%) është me moshë nga 41 deri në 60 vjeç. Fituesit italianë kanë lindur nën shenjën e Gaforres (11,9%), të Luanit (11,5), të Binjakëve (10,7%). Më të paktët janë të lindurit nën shenjën e Akrepit (vetëm 5,1%)

Data me më shumë fat ka qenë 27 shkurti që ka dhënë 5 milionerë të rinj. Në 42% të rasteve, milionerët e fatit jetojnë në Veri, 34% në Jug dhe vetëm 24% në Italinë e Mesme.

Lexo edhe: Fano. Fiton 5 milionë euro punëtori shqiptar