Gjen 5mijë euro dhe ua çon karabinierëve - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Bislim Binishi, kosovar prej 9 vjetësh emigrant në Itali gjen në merkatën e Castellarquatos 5 mijë euro dhe ua çon karabinierëve që t’u gjejnë të zotin

Romë 7 maj 2011- Kosovari 43 vjeçar Bislim Binishi mund të ishte pak më i pasur sot, por do të ishte ndier më pak i ndershëm po të mos kishte vepruar duke ndjekur instiktin. Duke kaluar mes tezgave të një tregu në Castellarquato, kishte gjetur në tokë 5 mijë euro dhe pa menduar gjatë është paraqitur në komisariat për të kërkuar personin që mund t’i kishte humbur.

Gjesti i pabesueshëm i kosovarit, prej 9 vjetësh banor në Itali, është rrëfyer në një shkrim të gazetës Libertà. Në të lexohet se paratë ishin të një gruaje që sapo i kishte tërhequr dhe menjëherë i kishte humbur.

Kosovari, baba i tre fëmijëve, aktualisht ka humbur vendin e punës dhe për ta mbajtur familjen punon herë pas here atje ku gjen ndonjë mundësi.