Kapet Mimoza Lugjaj e kërkuar prej 8 vjetësh nga interpoli - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Milano: Kapet Mimoza Lugjaj e kërkuar prej 8 vjetësh nga interpoli për një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata e Kavajës

 

Romë, 10 qershor 2011 - Jetonte në Bollate të Milanos, Mimoza Lugjaj, një 47 vjeçare shqiptare e kërkuar nga Interpoli, që është kapur nga policia e Alessandrias. Mbi të rëndonte një urdhër arresti i nxjerrë nga autoritet shqiptare që në 8 janar të vitit 2003 kur Gjykata e Kavajës e dënoi në mungesë me pesë vjet heqje lirie për shfrytëzim posti dhe vjedhje. Gjyqi i ka njohur fajësinë për vjedhjen  më 2 dhjetor të vitit 2002 të një shume të konsiderueshme parash nga arka e Gjykatës së Kavajës, ku punonte si shefe e zyrës së financës.

Sipas të dhënave të deritanishme, për dy muaj specialistët e seksionit kundër krimit të organizuar, kishin rënë në gjurmët e saj dhe po e mbanin nën kontroll.

Më 8 qershor Mimoza Lugjaj u arrestua në Bollate duke i dhënë fund një arratie prej tetë vjetësh. Tashmë ajo ndodhet e mbyllur në burgun e Vercellit, në pritje të ekstradimit në Shqipëri.