Macerata. Merrnin padrejtësisht pensionin social, denoncohen 14 shqiptarë - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Guardia di Finanza vazhdon hetimet e nisura në shkurt mbi emigrantët që marrin pensionin social. Veç shqiptarëve paditen edhe një maroken e dy italianë

Romë, 7 qershor 2013 – Vazhdojnë operacionet e Guardia di Finanza për verifikimin e përmbushjes së kritereve ligjore nga personat, kryesisht të huaj, që përfitojnë pensione sociale.

 Katërmbëdhjetë shqiptarë, një maroken e dy italianë janë denoncuar nga financierët e Camerinos në provincën e Maceratës sepse merrnin pensionin social pa pasur të drejtë pasi nuk kishin në Itali rezidencën efektive. Në fakt nuk jetonin në Itali por INPS u derdhte pensionin në llogari bankare të hapur në emër të të afërmve.

Paditjet e fundit janë fryt i hetimeve të nisura që në shkurt e falë të cilave në prill u paditën 25 vetë të tjerë, edhe shumica e tyre shqiptarë. Sipas financierëve, të paditurit i kanë shkaktuar dëm INPS-it për 200 mijë euro.

Dy italianët e paditur, prej të cilëve njëri është nëpunës shteti, së fundi janë përfshirë në në këtë vjedhje ndaj INPS-it pasi në llogaritë e tyre derdheshin pensionet sociale të bashkëshortëve të tyre, shtetas të huaj.

Verifikimet e Guardia di Finanza, që kanë qenë vetëm në shkallë lokale (të fundit në Terni, FabrianoPistoiaCuneo), kanë nxjerrë gjithnjë në dritë situata të tilla.