Në burg sepse detyron të shoqen të prostituohet. E nxjerrin e bën të njëjtën gjë - Shqiptari i Italisë

Kronikë

E fusin në burg sepse detyronte të shoqen të prostituohej. E nxjerrin për arsye shëndetësore dhe rinis të bëjë të njëjtën gjë. Sot ndodhet në arrest shtëpie

Romë, 22 qershor 2011 - Ndodhet në kushtet e arrestit të shtëpisë një 46 vjeçar shqiptar i ndaluar nga forcat e rendit sepse shfrytëzonte bashkëshorten. Çdo mbrëmje e çonte në parkun Cascine të Firences dhe negocionte vetë çmimin me klientët. Por sikur të mos mjaftojë kjo, bëhet e ditur se shtetasi shqiptar është arrestuar në janar të këtij viti po për të njëjtën arsye. Për arsye shëndetësore ishte nxjerrë nga burgu, por me sa duket zakonin nuk e kishte harruar.

Çifti jeton në Firence dhe ka një fëmijë tetë vjeç.