Shqiptarët e Fermos i japin lamtumirën Nexhmedin Mustafës dhe Valdet Avdylit - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Prokuroria ka dhënë më në fund autorizimin për varrosjen e dy punëtorëve kosovarë Nexhmedin Mustafa dhe Valdet Avdyli të vrarë nga punëdhënësi më 15 shtator.
Ditën e shtunë, më 4 tetor 2014, organizohet ceremonia e lamtumirës së fundit dhe përcjelljes për në atdhe, të kufomave të dy vëllezërve tanë kosovarë, Nexhmedin Mustafa e Valdet Avdyli, të vrarë më 15 shtator nga dora kriminale e një punëdhënësi – lajmëron shoqara Skanderbeg e Fermos që fton të gjithë shqiptarët e zonës të marrin pjesë në ceremoni – Në orën 08.00 hapet morgu i spitalit të Fermos ku do t’u bëhen homazhe viktimave; në orën 13.00, arkivolet e mbuluara me flamuj kombëtare e kurora me lule do të nisen për në xhaminë që ndodhet në rrugën nga Fermo në Grottazzolina; në orën 13.30 do të bëhen lutjet në Xhami; në orën 14.00 do bëhet nisja drejt Kosovës”.

Lexo edhe:
Nuk po u mjafton djersa, duan edhe gjakun tonë!
Kortezh në kujtim të kosovarëve të vrarë nga punëdhënësi
Ndihmoni familjet kosovare Mustafa dhe Avdyli 
Kosovarët e vrarë nga punëdhënësi. Cgil: “Prej kohësh kërkonin rrogat e disa muajve”