Një shqiptar arratiset nga burgu në mes të Romës - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Bashkë me një rumun, kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë dhe kanë zbritur me litarë

Romë 14 janar 2012 – Dy  të burgosur janë arratisur sot në mëngjes rreth orës 8.30 nga burgu Regina Coeli në qendër të Romës. Dy të burgosurit janë një shqiptar, 29 vjeç,  dhe një rumun 25 vjeç, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur.

Sipas policisë së burgjeve, dy të arratisurt kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë së tyre dhe me anë të një litari kanë zbritur në oborr të burgut. Më pas, kanë kapërcyer murin rrethuesnë një pikë ku nuk ka pasur roje dhe kanë dalë në rrugë.

Ka nisur menjëherë kërkimi i tyre qoftë në Romë, qoftë në bregdetin  lacial.

Pikërisht dje, policia shqiptare ekstradoi për në Itali, Ylli Ndoin, një prej tre të arratisurve pranverën e shkuar nga burgu i Vogheras.

Lexo edhe:
 
Arkiv 'Bota Shqiptare':
Zogu dhe kafazi, prill 2005