Novara Calcio blen 19 vjeçarin Pajtim Kasami - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Romë, 23 qershor 2011 - Klubi i Novara Calcio duket se ka arritur një marrëveshje për blerjen e Pajtim Kasamit, një ndër protagonistët e skuadrës zvicerane under 17 që në vitin 2009 fitoi Kampionatin Botëror. Tanimë mungon vetëm prezantimi i tij zyrtar nga klubi, bëjnë të ditur mediat sportive.

Pajtim Kasami ka lindur në Strugë më 2 qershor të vitit 1992, e prej shumë vjetësh në është transferuar në  Zvicër. Futbolli ka hyrë shumë shpejt në jetën e tij, ka filluar të stërvitet që në moshën pesë vjeçare. Talenti i tij, i bashkuar me një fizik shume te fuqishëm, ka bërë që meg jithë moshën e re, Pajtim  Kasami ishte një prej lojtarëve më të lakmuar. Ka luajtur në skuadrën e të rinjve të Liverpulit e më pas klubi i Lacios. Ky i fundit e pati angazhuar dy vjet më parë, por për shkak të një problemi kontrate Kasami nuk arriti të zbresë asnjëherë në fushën e gjelbër.

Në vitin 2010 lojtari me origjinë shqiptare u ble nga klubi i Palermos ku luajti 14 ndeshje. Me sa dihet Novara Calcio ka nënshkruar një marrëveshje për ta pasur Pajtim Kasamin në bashkëpronësi me Palermon.