Nxjerr në rrugë si prostituta edhe motrat e saj, arrestohet 32-vjeçarja shqiptare - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Resmije Haxhiaj bashkë me të shoqin, 69-vjeçari italian Augusto D’Agostino, e një shqiptar, 41-vjeçari Shpëtim Doka, janë arrestuar për shfrytëzim dhe favorizim të prostitucionit

Firence, 7 prill 2017 – Nuk kursente as motrat që nxirrte në rrugë si prostituta, ndërsa vetë bashkë me të shoqin administronte paratë e tyre, duke i kaluar rregullisht një shumë edhe një miku të saj. Është fjala për Resmije Haxhiajn, vetëm 32 vjeç, të shoqin e saj Augusto D’Agostino, 69 vejç, dhe mikun bashkëkombas të gruas Shpëtim Doka 42 vjeç. Dy të parët janë rezzidentë në Massa e Cozzile të Pistoias, ndërsa shqiptari tjetër nuk ka një vendbanim fiks.

Të enjten në mëngjes janë arrestuar me urdhër të gjykatës së Pistoias e duhet të përgjigjen, mes të tjerash, për veprat penale të favorizimit e shfrytëzimit të prostitucionit. Hetimet, të kryera nga karabinierët e Fucecchios (provinca Firence), kanë nisur një vit më parë kur qytetarët e Gallenos (Firence) kanë sinjalizuar praninë e dy-tre prostitutave në rrugët e zonës. Hulumtimet e karabinierëve kanë konfirmuar fillimisht një vajtje-ardhje të dendur klientësh, më pas kanë pikasur një Mercedes që përditë mbërrinte në Galleno e prej saj brisnin dy vajzat. Më pas karabinierët e ndoqën deri sa gjetën se, qoftë vajzat, qoftë i zoti i makinës, vinin nga provinca e Pistoias.

Në këtë pikë zbuluan që paratë që vajzat bënin duke shitur trupin u shkonin të gjitha çiftit italo-shqiptar kështu që ndaj tyre mund të ngrihej akuza e shfrytëzimit të prostitucionit. 32-vjeçarja Haxhiaj që është edhe motra e një prej prostitutave, kishte rolin kryesor në këtë rrjet prostitucioni. Kishte kontroll të plotë mbi paratë që përdorte për nevojat e përditshme e veç të tjerash, fshehurazi të shoqit, i kalonte rregullisht një shumë parash prej rreth 1 mijë euro një miku të saj shqiptar, pikërisht Shpëtim Doka.  I jepeshin të thata në dorë ose i niseshin me money transfer kur ky ikte në Shqipëri, ndoshta ishte shlyerje e një borxhi të vjetër, apo një lloj nënshtrimi ndaj tij që sipas hetuasve mbane kontakte me të tjerë shfrytëzues prostitutash të cilëve u kërkonte apo u propozonte vajza të reja ga Shqipëria apo nga krahina të tjera. Në një pikë, ndoshta për të rritur xhiron e fitimet, Haxhiaj sjell në Itali edhe një motër tjetër të reqë menjëherë u nxor në rrugë në Galleno.

Tani dy meshkujt e arrestuar janë dërguar në burgun e Pistoias, 32-vjeçarja Haxhiaj është në arrest shtëpie në banesën e saj në Massa e Cozzile.