Olbia. Trafik droge nga Shqipëria në Sardenjë, 5 arrestime - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Sekuestrohet 18 kg kokainë e heroinë me vlerë rreth 4 milionë euro. Të arrestuarit janë 4 shqiptarë e një vendas

Romë, 24 shkurt 2014 – Me arrestimin, mëngjesin e sotëm të tre personave, pas dy arrestimeve të një jave më parë, policia dhe karabinierët e Olbias kanë shkatërruar një organizatë kriminale të dedikuar trafikut ndërkombëtar të drogës; që nga Shqipëria sillte në Sardenjë heroinë e kokainë.

Pas hetimesh të organeve të drejtësisë anti drogë, javën e shkuar në Cagliari u arrestuan Durim dhe Silvana Bejko, burrë e grua, 54 vjeç ai dhe 49 ajo. Akuzohen të jenë korrierët e drogës. Mëngjesin e sotëm janë arrestuar në Olbia Eugert Bici, 30 vjeç, Elis Pisha 28 vjeç dhe një vendas, Simone Canu, 25 vjeç. Këta mendohet se janë personat e organizatës kriminale që shpërndajnë drogën në Sardenjë.

Gjatë operacioneve të forcave të rendit janë sekuestruar 8,5 kg kokainë, 9,5 kg heroinë me vlerë tregu rreth 4 milionë euro. Janë sekuestruar gjithashtu edhe një pistoletë, dy makinat që përdoreshin për transportimin e drogës dhe 28 mijë euro në të holla.

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)