Padova. Zbulohet një punishte droge në qendër të qytetit, arrestohen dy të rinj shqiptarë - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Në apartamentin e kthyer në rafineri droge, punohej me drita ndezur 24 orë në ditë, gjë që shkaktoi edhe dyshimet e para.

Romë, 9 shtator 2014 – E prisnin, e përgatisnin dhe e paketonin në një apartament qendër të qytetit, në lagjen Bassanello të Padovës. Çfarë? Heroinë e në sasi të mëdha.

Karabinierët kanë zbuluar në fundjavë një laborator droge dhe kanë arrestuar Fatjon Muçën 25 vjeç e një tjetër shqiptar as 18. Në apartament kanë sekuestruar 36 kg heroinë, 60 kg substancë përzierjeje, 25 mijë euro në kartëmonedhë dhe një sërë mjetesh të nevojshme për përpunimin e paketimin e drogës. E hedhur në treg, droga e sekuestruar mund të sillte fitim deri në 7 milionë euro

Ka qenë drita e mbajtur ndezur 24 orë në ditë dhe zhurma e vazhdueshme e aparati rrahës i përdorur për përzierjen e drogës që kanë tradhtuar "aktivitetin" e dy të rinjve.