Valentin Frrokaj arratiset sërish nga burgu - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje. Edhe vjet u arratis nga burgu i Parmës dhe u kap pas disa muajve

Romë, 7 maj 2014 – Valentin Frrokaj është arratisur sot nga burgu Pagliarelli i Palermos. 36-vjeçari duket se ka sharruar hekurat e qelisë dhe ka zbritur murin me “litarin” e sajuar duke lidhur çarçafët.

Njësoj siç u arratis më 2 shkurt të vitit të shkuar nga burgu Parmës, bashkë me Taulant Tomën me precedentë penalë për grabitje dhe shpërndarje droge. Vjet, Frrokaj arriti të qëndronte jashtë burgut për disa muaj, u kap më 14 gusht në Cassano d’Adda, të provincës së Milanos nga karabininerët e zonës.

Frrokaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Llahos në vitin 2007 në Brescia.

Mbi të njëjtën temë
Taulant Toma arratiset edhe nga burgu belg
Kapet në Belgjikë Taulant Toma, i arratisur në shkurt nga burgu i Parmës
Arrestohet Frrokaj, një nga dy shqiptarët e arratisur në shkurt nga burgu i Parmës
Parma. Arratisen nga burgu Toma dhe Frrokaj

Arkiv 'Bota Shqiptare':
Burgu s'është për burrat, prill 2005
Zogu dhe kafazi, prill 2005
Shqiptarët, mjeshtër të arratisjes, shtator 2003
Burgu u rri ngushtë shqiptarëve, maj 2003