Pensioni social. Një tjetër i moshuar shqiptar paditet pse e merr padrejtësisht - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Agjentët e Guardia di Financa në Ariano Irpino zbulojnë një shqiptar që vinte rregullisht nga Shqipëria një herë në muaj për të tërhequr pensionin social. Duhet të përgjigjet për mashtrim ndaj shtetit

Romë, 20 dhjetor 2013 – ndër dhjetë mijë shqiptarët që në Itali përfitojnë një pension social, duket se nuk janë të paktë ata që e marrin atë padrejtësisht. Sepse nuk përmbushin një nga kriteret themelore të kësaj ndihme atë të “rezidencës efektive, të qëndrueshme dhe të zakonshme” në Itali. Sa herë që Guardia di Finanza bën fushata kontrollesh për verifikimin e kritereve për të pasur të drejtën e kësaj shume të dhënë nga INPS edhe atyre që nuk kanë derdhur asnjë qindarkë në arkat e institutit italian të sigurimeve shoqërore, mes atyre që konsiderohen “mashtrues të shtetit” ka edhe shqiptarë (shiko rastet e sjella në fund të artikullit).

Rasti i fundit është këtë dhjetor ai i zbuluar në Ariano Irpino. Në këtë rast, ndryshe nga ç’bëjnë shumica që u japin prokurë fëmijëve për ta tërhequr çekun, apo autorizojnë INPS-in t’ua derdhë në një llogari bankare, u zbulua se i moshuari vinte personalisht nga Shqipëria çdo fillim muaji e kthehej me të tërhequr pensionin.

Shqiptari edhe pse rezultonte i regjistruar në listën e rezidentëve në Ariano Irpino, jetonte në të vërtetë në Shqipëri.

Financierët kanë kryer shpesh kontrolle në vendbanimin e deklaruar prej tij në Komunë pa arritur ta takojnë ndonjëherë, por vetëm duke marrë përgjigje nga ta njohurit e të moshuarit “Është në Shqipëri”. Më pas, financierët kanë kontrolluar listat emërore të udhëtarëve të linjave të trageteve që lidhin dy brigjet e Adriatikut dhe kanë zbuluar se dyshimet e tyre ishin të vërteta: personi merrte tragetin rregullisht çdo fillim muaji nga Durrësi dhe kthehej atje brenda pak ditëve, pikërisht pasi tërhiqte pensionin social.

Për agjentët e financës personi në fjalë është mashtrues dhe si i tillë është paditur në Prokurorinë e Beneventos. Shqiptari duhet të përgjigjet para gjykatës për mashtrim ndaj shtetit dhe duhet t’i kthejë mbrapsht INPS-it të gjitha shumat e marra padrejtësisht.

Shqiptari i Italisë

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Lexo edhe:
Çeku social. 5.749,90 euro për vitin 2013. Mund ta kërkojnë ata që kanë mbushur 65 vjeç e 3 muaj 
Çeku social edhe për të moshuarit që jetojnë në një familje që ka të ardhura 
Rreth 8 mijë shqiptarë marrin pension në Itali 

Savona. Merrnin padrejtësisht pensionin social, paditen 19 të huaj
Albenga. Paditet nga financierët pse tërheq pensionin e prindërve të kthyer prej vitesh në atdhe
Macerata. Merrnin padrejtësisht pensionin social, denoncohen 14 shqiptarë 
Paditen 25 emigrantë. I kanë vjedhur INPS-it 200 mijë euro me pensione
Terni. Marrin pension social pa pasur të drejtë, paditen 15 vetë 
Fabriano Marrin padrejtësisht pensionin social. Probleme për 15 të huaj 
Terni. Merrnin çekun social, por jetonin në atdhe 
Merrnin pension padrejtësisht. Paditen 26 shqiptarë rezidentë në Pistoia 
Merrnin çekun social pa qenë në Itali. Probleme për 53 të moshuar në Bra të Cuneos
Modena. Merrnin pensionin social pa pasur të drejtë. Telashe për 23 pleq të huaj