Recanati. I zoti i shtëpisë qëllon me armë kundër hajdutëve dhe vret njërin - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Ka vdekur me një plumb në kokë një shqiptar që është përpjekur të hyjë për të vjedhur në një vilë në Recanati të Maceratës. Kërkohen dy të tjerë

Romë, 26 dhjetor 2011 – Pronari i një vile të izoluar në Recanati të provincës së Maceratës ka qëlluar me armë gjatë natës së shkuar, duke vrarë një hajdut që po përpiqej t’i hynte në shtëpi. I zoti i shtëpisë ka qenë në gjumë kur ka dëgjuar zhurma të dyshimta. Ka marrë pistoletën (për të cilën kishte leje mbajtjeje), dhe pa u menduar dy herë ka qëlluar në drejtim të dritares nga vinte zhurma. Plumbi ka qëlluar në kokë një shqiptar që ka vdekur pas pak orëve.

Karabinierët thonë se kanë identifikuar shqiptarin e vrarë dhe se tani janë në kërkim të dy të tjerëve që ishin me të.