Romë. Plagoset me armë zjarri një shqiptar - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 të së dielës në lagjen Casilino të kryeqytetit

Romë, 19 dhjetor 2011 – Në lagjen periferike Casilino të Romës, rreth orës 20 të së dielës një shqiptar 31 vjeç është qëlluar në këmbë me plumb.

Alarmi është dhënë nga disa qytetarë që kanë dëgjuar të shtëna. Agjentët e komisariatit Casilino kanë gjetur në vendngjarje një makinë të braktisur Mercedes, pronar i të cilës ka rezultuar një 64-vjeçar nga Roma me precedentë penalë për drogë, dhe mendohet se ka qenë ai (apo kush ngiste makinën) që ka qëlluar mbi shqiptarin.

Viktima është në spital me një plumb në pulpë dhe po merret në pyetje nga agjentët për të sqaruar dinamikën e ngjarjes. Versioni i tij, që flet për arsye pasionale mbi ngjarjen, nuk i bind shumë hetuesit për shkak se tregimi i 31-vjeçarit nuk është koherent.