Romë. Tramvaji shtyp një 60-vjeçare - Shqiptari i Italisë

Kronikë

60-vjeçarja shqiptare ndodhet tashmë në spitalin San Giovani, në gjendje të rëndë por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën

Romë, 20 dhjetor 2011 – Një grua shqiptare 60 vjeç është shtypur dje në Romë nga një prej tramvajeve që kalon në rrugën Prenestina, në afërsi të udhëkryqit me rrugën Alberto da Giussano.

Sipas rindërtimit fillestar të ngjarjes nga inspektorët e Atac, ndërmarrjes së transportit publik, dhe Policisë municipale që shkuan në vendngjarje duket se tramvaji ka kaluar rregullisht me semafor të gjelbër, kur papritur gruaja ka nisur të kapërcejë shinat. 60-vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin San Giovani, ku ndodhet në gjendje të rëndë por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.

Sipas të dhënave ISTAT, gjatë vitit 2010 ka pasur 18.496 aksidente rrugore gjatë të cilave janë plagosur 24.467 vetë, nga të cilët 2.252 këmbësorë. Aksidentet që kanë përfshirë tramvajet, në të njëjtin vit kanë qenë 28 në Romë, 32 në Torino dhe plot 134 në Milano.