Salò. Kufoma e një shqiptari gjendet në liqenin e Gardës - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Dje paradite në liqenin e Gardës ka dalë mbi ujë kufoma e 32 vjeçarit Taulant Hoxha, rezident në Montichiari. Sipas hetuesve, i riu duhet të ketë rënë në ujë, jo aty ku është gjetur por në një tjetër zonë

Romë 22 qershor 2011 – Dje paradite në Salò është vërejtur në ujërat e liqenit të Gardës një trup i pajetë. Zjarrfikësit që e kanë nxjerrë menjëherë, kanë kuptuar që për të nuk mund të bëhej asgjë pasi kishte vdekur prej disa ditësh. Falë dokumenteve që kishte në xhep, u bë i mundur identifikimi i kufomës: është Taulant Hoxha, 32 vjeç me rezidencë në Puegnago, komunë e Brescias buzë liqenit të Gardës.

Nga verifikimet e para, mjekët ligjorë konstatuan se trupi nuk ka shenja të lëna nga armë të ftohta apo zjarri, por vetëm gërvishtje që mund t-i ketë marrë në ujë. Për rrjedhojë hetuesit janë të mendimit që vdekja ka qenë pasojë e një fatkeqësie. Karabinierët po interesohen të kuptojnë se më kë dhe ku jetonte Taulant Hoxha që, sipas dokumenteve rezulton se ishte me rezidencë në Montichiari. Ishte kamionist e ky fakt ka dalë në dritë nga fakti që më 14 qershor policia rrugore e Montichiarit e kishte ndaluar, e kishte gjetur të dehur ndaj edhe i kishte sekuestruar makinën dhe i kishte tërhequr patentën e tipit C, e vlefshme për t-i dhënë kamionit.

Në rrobat e 32 vjeçarit janë gjetur shumë guaska që do të thotë se trupi ka dalë mbi ujë pasi ka prekur fundin e liqenit, ndoshta në një thellësi prej 10-12 metrash. Në bazë të gjendjes së trupit, hetuesit mendojnë se Hoxha ka vdekur 3-4 ditë më parë dhe se nuk ka rënë aty ku është gjetur por është sjellë aty nga rrymat e ujit.