Sekuestrohet në Vlorë një Audi A6 e vjedhur në Itali - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Vetëm gjatë këtij viti, në qytetin bregdetar janë sekuestruar 17 makina të vjedhura jashtë shtetit

Tiranë 28 nëntor 2011 - Policia e Vlorës ka sekuestruar një autoveturë që ishte vjedhur në Itali. “Në kuadër të operacionit “Vjeshta 2011” për gjetjen dhe bllokimin e automjeteve të vjedhur jashtë shtetit dhe të trafikuara më pas në Shqipëri, të kryer nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme, është sekuestruar automjeti tip AUDI A6 me targat italiane CK 129 CH që, pas verifikimeve, ka rezultuar i vjedhur në Itali në datë 24.08.2010”, saktësojnë për ATSh-në, burime të policisë. Në këto kushte, ka nisur edhe procedimi penal në gjendje të lirë për “pronarin” e makinës, shtetasin Qatip Hoxha, 45 vjeç, banor i qytetit të Vlorës.

Tre javë më parë, policia lokale bllokoi dhe sekuestroi një auoveturë luksoze që ishte vjedhur në Spanjë. Vetëm gjatë këtij viti, policia e Vlorës ka bllokuar dhe sekuestruar të paktën 17 vetura të vjedhura në vende të ndryshme si Itali, Gjermani, Serbi, Bosnjë Hercegovinë etj.