Shqiptari reagon, hajduti e plagos me hanxhar - Shqiptari i Italisë

Kronikë

Për t’u larguar me çantën e sapovjedhur një shqiptareje, hajduti nuk ngurron të godasë me hanxhar të shoqin

Romë, 11 prill 2011 – Çifti shqiptar Arta e Altin K., 26 dhe 29 vjeç është sulmuar në mëngjesin e të shtunës teksa po shkonin në stacionin e tramit në Milano. Një person u ka prerë rrugën duke i kërkuar në forcë çantën gruas së re duke e kërcënuar me një hanxhar. Pasi goditi gruan me dorezën e armës, hajduti u largua me nxitim duke marrë me vete çantën. Por pas tij vrapoi Altini i cili e arriti brenda pak sekondash, e dy burrat u përballën ashpër me grushta e shqelma. Por hajduti, nuk hezitoi të përdorë hanxharin duke plagosur Altinin, për fat të mirë lehtë.

Ndërkohë gruaja kishte lajmëruar policinë e arratia e keqbërësit zgjati shumë pak. Personi, që u identifikua nga forca e rendit, është një maroken 22 vjeçar, pa dokumente qëndrimi në Itali.

Tani i riu shqiptar, pasi u mjekua në urgjencën e spitalit Fatebenefratelli, parashikohet të shërohet për rreth dy javë. Ndërsa keqbërësi, pas mjekimit të plagëve, ndodhet i mbyllur në burgun San Vittore me akuzën e përpjekjes për vjedhje dhe të lëndimit të personit në rrethana rënduese.