Torino-Savona me 140 gr kokainë me vete. Arrestohen dy të rinj - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Arrestohen në stacion të trenit Mongrifonë të Savonës Alfred Tanushi 26 vjeç dhe Xhuliana Ymeri 20.

Romë, 13 maj 2012 – Prej dy javësh forcat e rendit të Savonës mbanin nën kontroll lëvizjet e 26 vjeçarit Alfred Tanushi sepse dyshonin se ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Mbrëmjen e 10 majit, në stacionin Mongrifone të Savonës, e kanë arrestur bashkë me Xhuliana Ymerin 20 vjeçe, në trup të të cilës gjetën 140 gr. kokainë

Forcat e policisë i kishin parë të rinjtë të merini trenin për Torino. Agjentët kanë pritur kthimin e tyre pasi ishin të bindur se po shkonin në kryeqendrën e Piemontes për t’u furnizuar me drogë. Kur u kthyen në Savonë i kanë ndaluar dhe shoqëruar në Kuesturë dhe këtu gjatë kontrollit i kanë gjetur vajzës të fshehur nën rroba 140 gr. kokainë.

Të dy akuzohen për mbajtje dhe shpërndarje droge.