Trafik droge. 9 arrestime, 782 kg marihuanë e sekuestruar - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Mes të akuzuarve 7 janë shqiptarë

Romë, 20 maj 2014 - Mëngjesin e sotëm, Guardia di Finanza e Firences, në bashkëpunim me atë të Romës, Tivolit, Chiavarit, Fermos e Fanos, ka arrestuar nëntë persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë shtatë shqiptarë, një rumun dhe një italian.

Financierët e Firences kanë sekuestruar gjithashtu 782 kg marihuaë, që nëse organizata kriminale do të kish arritur ta hidhte në treg do të fitonte rreth 4,6 milionë euro fitime