Tre arrestime në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane - Shqiptari i Italisë

Kronikë
Në tri ditë arrestohen në Tiranë Emiljan Burba, i dënuar në Torino, Mikel Goxhi dhe Rajmonda Kolbuçaj të kërkuar nga gjykata e Frosinones

Tiranë, 22 prill 2014 - Mbrëmë, është arrestuar në Tiranë 42-vjeçari Emiljan Sofo Burba, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli italian. Vetëm një javë më parë ishte dënuar nga gjykata e Apelit e Torinos me 21 vjet burgim për trafik të lëndëve narkotike.

Gjithnjë në Tiranë, më datë 19 prill janë arrestuar edhe dy persona të tjerë në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë italiane.

Njëri ështëMikel Basri Goxhi, 28 vjec, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë, për të cilin Gykata e Frosinones ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për veprat penale të grabitjes me dhunë të kryer në bashkëpunim dhe të mbajtjes së sendeve të vjedhura.

Personi i dytë i arrestuar është 27-vjeçarja Rajmonda Gjergji Kolbuçaj, e lindur në Bajram Curri dhe banuese në Tiranë. Edhe kjo ishte shpallur në kërkim për llogari të gjykatës së Frosinones që kishte vendosur masën e "arrestit me burg" për mbajtje e sendeve te vjedhura.  

Për të tre shqiptarët, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre në Itali.